Kaloi 43 vite në karrige me rrota për shkak të diagnozës së gabuar

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

rufino-borrego

Një portugez kaloi 43 vite në karrige me rrota për shkak të diagnozës së gabuar. Pas 43 vitesh, ai ka filluar të ecë normalisht. Kur ishte 13 vjeç, Rufino Borrego u diagnostikua nga një spital i Lisbonës me distrofi muskulore të pashërueshme.

Pas kësaj, ai ka qëndruar për dekada të tëra në karrige me rrota, derisa në vitin 2010 një neurolog zbuloi se ai vuante nga një sëmundje tjetër, myasthenia, që shkakton dobësim të muskujve. Kjo sëmundje e rrallë kurohet duke marrë mjekim për astmën. Pas një viti nga diagnoza e re, Borrego mundi të ecë normalisht, ashtu siç duhej të kishte ecur gjithmonë.

“Menduam që ishte një mrekulli”, thonë fqinjët e tij.

Tanimë, në moshën 61 vjeçare, Borrego jeton një jetë normale, duke bërë vetëm 2 seanca fizioterapie në vit. Pacienti vetë nuk shpreh ankesa ndaj spitalit që i dha diagnozën e gabuar, pasi në kohën kur ai diagnostikua, dihej shumë pak rreth sëmundjes së tij të vërtetë, nuk ishte informacion të mjaftueshëm mbi të.

Burimi: Yahoo News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin