Kam çrregullime të ciklit, a jam shtatzënë?

Përshëndetje! Kam çrregullime të ciklit ndonjëherë. Normalisht duhet t’i kisha më 26 janar. Më kanë ardhur në 12 janar, jo në mënyrë normale, shumë më pak se zakonisht dhe ndonjë edhe në ngjyrë kafe. femra trupiNdonjëherë kam pasur vetëm 4 ditë. Kam bërë katër teste shtatzënie dhe të gjithë më kanë dalë negative. A mos jam shtatzënë? Se nuk dëshiroj një shtatzëni të papërgatitur. Ju lutem më sqaroni, pasi jam shumë e stresuar. Faleminderit!

Përgjigjja nga Kozeta Mustafaraj, obstetër-gjinekologe

Çregullimet në mënyrën e ardhjes së ciklit dhe në sasinë e gjakut varen nga funksioni i vezores, hormonet që ato prodhojnë, nga  funksioni i gjendrës tiroide dhe nga mënyra e jetesës. Së pari, duhet të bëni një eko transvaginale për të parë strukturën e vezores dhe më pas, në varësi të gjetjeve, mjeku do t’ju këshillojë të kryeni ekzaminime të tjera. Nuk është e thënë që të jeni medoemos shtatzënë.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës