Kam dhimbje gjuri të forta, s’e drejtoj dot. Ç’të bëj?

Jam 63 vjeç. Kam nja dy muaj që më kanë filluar dhimbjet që nga gjuri e deri poshtë. Gjuri i djathtë në anësore më kërcet dhe s’e palos dot, pasi kam dhimbje të forta. Kur ngrihem nga karrigia mezi e drejtoj. Pi ilaçe tensioni si të gjithë. Faleminderit për këshillën tuaj .

dhimbje gjuriPërgjigjet për shendeti.com.al mjekja reumatologe Julia Kollçaku, Poliklinika e Specialiteteve nr.3, Tiranë

Prania e kërcitjeve të gjurit tregon që janë krepitacione të gjurit. Duhet patjetër vizitë te reumatolog për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Sipas shenjave që përshkruan, pacientit mund t’i ketë filluar osteoartroza. Megjithatë theksoj se është shumë e rëndësishme konsulta me mjekun, pasi në distancë është e vështirë për të dhënë një diagnozë tepër të saktë. E këshilloj pacientin që të mos e lërë situatën pas dore, pasi sa më herët të kapet një problem, aq më shpejt mund të kurohet.

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet