Kam dhimbje veshi të vazhdueshme

Përshëndetje! Jam një vajzë 33 vjeç. Që prej disa ditësh më shqetëson një dhimbje e fortë veshi, e cila herë pas here shoqërohet edhe me dhimbje koke. Mora një ilaç me pika në farmaci dhe sikur nuk po më qetëson. Doja mendimin e një mjeku ORL, çfarë mund të kem?

anatomia e veshitPërgjigjet mjekja ORL, Anjeza Kuçi

Përshëndetje. Dhimbja e kokës e shoqëruar edhe me dhimbje veshi mund të vijë për arsye të ndryshme. Në rastet akute mund të ndodhë pas një gjendjeje virale, shoqëruar me infeksion të veshit dhe të sinuseve. Për të dhënë një përgjigje më profesionale, duhet ta shohim pacientin dhe ta vlerësojmë rastin duke e parë konkretisht. Është e vështirë që të japin një diagnozë në distancë.

Megjithatë, pacienti them se ka bërë një gabim (ashtu siç bëjnë një pjesë e mirë e tyre) që shkojnë në farmaci pa shkuar të paktën te mjeku i familjes. Unë i sugjeroj patjetër një vizitë tek mjeku ORL për një konsultë.

Postime të ngjashme

VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm