Kam marramendje, ç’duhet të bëj?

Para tre javësh me është paraqitur marramendja. Më përpara nuk më ka ndodhur. Nuk kam as dhimbje, as gjë. Më ndodh vetëm kur ngrihem menjëherë, pasi jam shtrirë. Tensioni me del normal.

Anjeza KuciPërgjigjet mjekia ORL, Anjeza Kuçi

Pacientja jep shumë pak informacion për të dhënë një përgjigje të saktë. Gjithsesi, duhet pasur parasysh se, në varësi të moshës, sidomos në moshën e tretë, ndryshimi i tensionit në pozicionin shtrirë dhe ngritja e menjëhershme krijojnë hipotensionin ortostatik.

Një problem tjetër mund të jetë vertigo beninje e pozicionit që është një sëmundje e veshit të brendshëm dhe krijon marramendje që zgjat me sekonda kur lëvizim kokën dhe trupin në pozicion të caktuar në krevat, kur ngremë kokën sipër ose e ulim poshtë. Është e nevojshme një konsultë me mjekun ORL.

Postime të ngjashme

VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm