Kam puçrra në fytyrë, ç’të bëj?

kujdes krem fytyreJam një 40-vjeçare. Ka një vit që në mollëzat e faqeve po më paraqiten disa puçrra të vogla, të kuqe, të cilat nuk po më kruhen, por po më pengojnë shumë. Aty lëkura po bëhet si e djegur, e rrjepur. Çfarë të përdor?

Përgjigje nga mjekja Joana Millo

E dashur paciente!

Duke qenë se puçrrat nuk largohen vetë brenda një periudhe të shkurtër kohe, si për shembull, 1 javë dhe gjendja lokale përkeqësohet, unë do t’ju rekomandoja të konsultoheshit me mjekun dermatolog. Ai duhet t’i shohë patjetër me sy puçrrat dhe të japë gjykimin e tij. Në rastin më të largët, kur nuk ka përmirësim me barnat që do t’ju përshkruajë dermatologu, mbase do t’ju duhet të bëni një biopsi të tyre. Por, jam sigurt që kolegu dermatolog do t’ju japë sqarimet e duhura pasi të keni bërë vizitën.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës