Kanceri i tiroides, nga shkaktohet?

Adriana Lapardhaja, mjeke endokrinologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1

Kanceri i tiroides është më i shpeshtë në njerëz që kanë një histori të ekspozimit në doza të larta rrezatimi, ata që kanë histori familjare të kancerit të tiroides dhe ata që kanë sëmundje preekzistuese të tiroides. Megjithatë, për shumicën e pacientëve ne nuk i dimë arsyet specifike apo arsyet pse zhvillohet kanceri i tiroides.

Ekspozimi ndaj rrezatimit të lartë, veçanërisht në fëmijëri, rrit riskun për zhvillimin e kancerit të tiroides.

Para viteve 1960 trajtimi me rreze X ishte përdorur shumë në një sërë sëmundjesh si akne, bajame të inflamuara, limfonodula të zmadhuara apo në trajtimin e timusit.

Të gjitha këto trajtime ishte parë të lidheshin më vonë me kancerin e tiroides. Madje, edhe Xray të përdorura në trajtimin e sëmundjes Hodgkins dhe në kancerin e gjoksit kishin një risk të lartë për zhvillimin e kancerit të tiroides në qoftë se trajtimi me rreze përfshinte kokën, qafën dhe kraharorin.

Mos humbisni: Kanceri i Tiroides, shenjat që nuk duhet të injoroni

Ekzaminimet rutinë me Xray, si grafitë dentare, radiografi pulmoni dhe mamograma, nuk janë parë të shkaktojnë kancer të tiroides.

Ekspozimi ndaj radioaktivitetit të çliruar në shpërthimet nukleare si ai  i Chernobilit

dhe i Fukushimës janë të shoqëruara me një risk të lartë të zhvillimit të kancerit të tiroides, sidomos gjatë ekspozimit në fëmijëri, por edhe tek të rriturit deri në 40 vite pas shpërthimit.

Ka një mënyrë për mbrojtjen nga zhvillimi i kancerit të tiroides gjatë shpërthimeve nukleare. Kjo është duke marrë jodur kaliumi, i cili parandalon kapjen e jodit radioaktiv nga tiroidja, duke ulur në këtë mënyrë riskun për kancer të tiroides.

Kanceri i tiroides shpesh herë paraprihet nga anomali të ndryshme paraekzistuese të kësaj gjëndre, si strumë endemike apo sporadike, noduj tiroidien beninj, tiroidit limfocitar, Morbus Graves. Gjer më sot nuk është vërtetuar që këto anomali përbëjnë rrezik të madh për shfaqjen e kancerit të tiroides.

Studime të shumta klinike kanë treguar se kanceri i tiroides gjendet më shpesh tek njerëzit me noduj beninje të kësaj gjëndre, si dhe me strumë endemike paraekzistuese, sesa në grupet e kontrollit. Studime gjenetike të kohëve të fundit kanë provuar se noduj tiroidiene beninje kalojnë në kancere të tiroides të diferencuar mirë, apo në kancere anaplastike kur ndodhin mutacione gjenetike./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll