Kanë alergji nga dielli, vëllezërit jetojnë vetëm në errësirë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

vincent-dhe-zakkery

Dy vëllezërit e vegjës janë të detyruar të luajnë vetëm brenda mureve të shtëpisë sepse janë të dy alergjikë ndaj rrezeve të diellit.

Kur Vincent (22 muajsh) dhe Zakkery (10 muajsh) ekspozohen në dritën e diellit, ata pësojnë ënjtje në fytyrë skuqje të lëkurës, që u shkaktojnë shumë dhimbje. Për këtë arsye, prindërit e tyre, Lisa 32 vjeç dhe Andrew Mason 43 vjeç, sigurohen që fëmijët të kenë të mbuluar çdo pjesë të trupit gjatë kohës që dalin jashtë shtëpisë.

Për djemtë nuk ka një diagnozë të saktë, por mjekët dyshojnë se ata vuajnë nga një sëmundje shumë e rrallë, e quajtur Erythropoietic Protoporphyria (EPP)- e cila bën që lëkura të jetë shumë e ndjeshme ndaj rrezeve ultra vjollcë.

Prindërit shprehen se jetesa që bëjnë fëmijët e tyre nuk është normale, ata i luajnë të gjitha lojërat në ambientet e brendshme të shtëpisë.

“Është e tmerrshme”, thotë nëna e tyre. “Nëse dalin në diell, ata kanë dhimbje të paimagjinueshme, trupi u ënjtet dhe fillojnë të qajnë nga dhimbjet e shumta”.

Prindërit i kanë përshtatur ambientet e shtëpisë në mënyrë të tillë që fëmijët të mos dëmtohen nga rrezet e diellit.

3

Kur lindi Vincent, në nëntor të 2014-ës, ai ishte i shëndetshëm, por me kalimin e kohës filloi të kishte probleme me lëkurën dhe prindërit zbuluan që ishte alergjik ndaj qumështit të lopës. Prindërit u kujdesën për të duke i përshtatur një regjim ushqimor të shëndetshëm. 6 muaj më vonë ai pati skuqje në fytyrë gjatë kohës që ishte duke luajtur në kopsht. Nëna e tij thotë se e futi menjëherë në shtëpi dhe e kontrolloi në të gjithë trupin, por vuri re se shenjat ishin vetëm në pjesën e fytyrës. Pas një ore shenjat nuk ishin më, por, sapo ai dilte në kopsht, ato shfaqeshin menjëherë. Kjo gjë u përsërit disa herë dhe nëna e tij shprehet se nuk dinte si të vepronte në ato momente.

Kur lindi Zakkery, në dhjetor të 2015-ës, ai pati të njëjtën alergji ndaj qumështit ashtu si i vëllai. Më pas prindërit vunë re se ai kishte të njëjtën alergji edhe ndaj diellit. Tani djemtë duhet të mbulohen plotësisht kur dalin nga shtëpia në mënyrë që të mos kenë simptomat e dhimbshme të alergjisë. Me një alergji kaq të pazakontë e ardhmja e djemve nuk është e sigurt, prindërit besojnë se fëmijët e tyre do të shkollohen në shtëpi.

4

Një përfaqësues i Fondacionit Britanik për Lëkurën thotë se problemi qëndron te rruazat e kuqe të gjakut, dhe bën që pacientët të jenë mjaft të ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit. Simptomat janë ato që u përmendën më sipër dhe mund të formohen brenda disa minutash, por kërkojnë orë që të kthehen në normalitet.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës