Blerina Bombaj, dietologe
KANELLA – i përket vjeshtës më shumë se çdo stinë tjetër. Ajo përbën një koncentrat lëndësh ushqyese të çmuara të cilat na ndihmojnë:
-të marrim vitalitet dhe energji nëpërmjet mineraleve që ofron
-të përdorim më mirë sheqerin si karburant (duke rregulluar nivelet e tij në gjak)
-të rregullojmë shqetësime të mundshme të stomakut
-të qetësojmë ftohjet stinore dhe kollën
-të na ngrohë trupin në ditë të freskëta sidomos atyre që mërdhijmë më shumë nga këmbët (si puna ime)
Pija e vjeshtës:
-1 lugë të vogël kanellë pluhur ose shkop të cilin e thërrmoni vetë (mundësisht organike)
-1 mollë të ëmbël të cilën e prisni në 4 copa, e zieni pak në uje bashkë me kanellën dhe i bluani bashkë me1 lugë të vogël mjaltë gështenjash
Nëse nuk keni kohe ta zieni mollën atëherë thjesht merrini lëngun dhe përziejeni me mjaltin dhe kanellën! Ama, nëse jeni të ngeshëm, mund ta shërbeni edhe si në foto. A nuk është bukurë?


