Kaq thjesht?! Adoleshentja shpëton nga aknet me vetëm dy përbërës natyralë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Transformimi drastik i adoleshentes është falë dy përbërësve natyralë si çaji jeshil dhe mjalti.

Hilda Paz Robles, nga Las Vegas, nuk kishte pasur asnjëherë puçrra në fytyrë, deri në momentin kur në prill të vitit 2017 filloi të zhvillonte akne cistike. Nuk ia kishte idenë se nga i ishin shkaktuar, prandaj filloi të kërkojë ndihmë nga të tjerët. Disa njerëz i than se mund të jenë hormonet ose si pasojë e një infeksioni, ndërsa halla i rekomandoi që të pine çaj majdanoz ose jeshil.

Hilda arriti të shpëtojë nga aknet duke konsumuar çaj jeshil me mjaltë 3 herë në javë. Ajo aplikonte në fytyrë edhe një maskë me gjethet e çajit jeshil dhe mjaltë, të cilën e mbante në fytyrë për të paktën 30 minuta deri në 2 orë.

Pasi fytyra filloi t’i pastrohej duke ndjekur vetëm këto dy hapa, ajo filloi të përdorte edhe maska të tjera me përbërës natyralë, si aloe, kastravec dhe çaj jeshil, ose maska tjetër me aloe, bimë mjekësore dhe ujë trëndafili.

Mund të duket pak si e pabesueshme që këto dy përbërës të bëjnë kaq mrekulli, megjithatë është vërtetuar që çaji jeshil mund të përdoret për të pastruar dhe trajtuar aknet sepse përmban një përbërës antioksidues i quajtur EGCG, i cili ka veti anti-inflamatore dhe antibakteriale.

Mjalti, nga ana tjetër, është provuar dhe testuar disa herë si përbërës kryesor për pastrimin e akneve. Ky përbërës natyral njihet për vetitë  e tij zbutëse, antiseptike, anti-fungale dhe anti-bakteriale.

Peroksidi i hidrogjenit i gjendur tek mjalti ndihmon për të ulur inflamacionin dhe skuqjen tek lëkura, prandaj është një përbërës kaq i mirë për heqjen e akneve.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim