Kaq thjesht! Ju duhen vetëm 3 përbërës për të shpëtuar nga rënia e flokëve

Ju bien flokët? Ja si të parandaloni rënien e tyre me këtë maskë të përgatitur në kushte shtëpie.

Përbërësit:

  • 1 vezë
  • 1 banane
  • 1 lugë gjelle mjaltë organik
  • ½ filxhan birrë

Procedura:

  1. Hidhni të gjithë përbërësit në një shtrydhëse.
  2. Shtrydhini mirë derisa të formohet një masë homogjene.
  3. Aplikojeni maskën e përgatitur në kokë.

Është mirë që ta aplikoni maskën pasi të keni larë flokët me shampo, për t’u siguruar që koka që jetë e pastër dhe të mos jetë me yndyrë. Pasi ta aplikoni maskën, mbështillni flokët me një qese dhe mbajeni për jo më shumë se 2 orë.

Në fund e lani kokën si zakonisht.

Të gjithë përbërësit kontribuojnë në forcimin e rrënjës së flokëve dhe daljen e qimeve të reja. Për shembull, banania pengon formimin e majave të flokëve, mjalti përmban vitamina dhe minerale që stimulojnë rritjen e flokëve. Ai është i pasur gjithashtu me antioksidues që riparojnë flokët e dëmtuar. Birra është e mirë për trajtimin e flokëve, pasi stimulon rritjen e tyre falë lëndëve ushqyese që përmban.

Përbërësi kryesor tek kjo maskë është padyshim veza, e cila është një burim i mirë i proteinës, lëndë ushqyese kjo që ndihmon në rritjen e flokëve./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?