Kryefaqja Denonco - Te drejta dhe ligje Karta Shqiptare e të Drejtave të Pacientit

Karta Shqiptare e të Drejtave të Pacientit

0
Shpërndaje

Kliko: KARTA SHQIPTARE E TE DREJTAVE TE PACIENTIT e miratuar

Karta 1

Karta e të Drejtave të Pacientit

Kjo kartë është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë me Urdhër Nr. 657, dt. 15.02.2010

1-E drejta për masat parandaluese

Çdo pacient ka të drejtën e një shërbimi të duhur me qëllim parandalimin e sëmundjeve.

2-E drejta për akses

Çdo pacient ka të drejtën për akses në shërbimet shëndetësore sipas nevojës vetjake shëndetësore. Shërbimet shëndetësore duhet të garantojnë akses të barabartë për këdo pa diskriminim bazuar në të ardhurat financiare, vendbanimin, llojin e sëmundjes apo kohën e marrjes së shërbimit.

3-E drejta për informim

Çdo pacient ka të drejtën për akses ndaj çdo lloj informacioni lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, për shërbimet shëndetësore dhe mënyrën e përdorimit të tyre, si dhe për çdo kërkim shkencor apo inovacion teknologjik që mund të jetë i përdorshëm.

4-E drejta për pëlqim

Çdo pacient ka të drejtën për aksess ndaj të gjithë informacionit që i mundëson atij ose asaj pjesëmarrje aktive në vendimet e tij ose të saj lidhur me shëndetin; Ky informacion është një kusht paraprak për çdo trajtim dhe procedurë, përfshirë dhe pjesëmarrjen në kërkim shkencor.

5-E drejta për zgjedhje të lirë

Çdo pacient ka të drejtën e zgjedhjes së lirë ndërmjet trajtimeve, procedurave dhe ofruesve të ndryshëm bazuar në informacion adekuat.

6-E drejta për privatësi dhe konfidencialitet       

Çdo pacient ka të drejtën e konfidencialitetit të të dhënave personale, përfshirë informacionet lidhur me gjendjen e tij/e saj shëndetësore dhe potencialit të procedurave diagnostike ose terapeutike, si edhe mbrojtje e privatësisë së tij/saj gjatë kryerjes së analizave diagnostike, vizitave të specialistit, dhe trajtimeve mjekësore/kirurgjikale në përgjithësi.

7- E drejta për respektimin e kohës së pacientëve

Çdo pacient ka të drejtën të marrë trajtimin e nevojshëm brenda një periudhe kohe të shpejtë dhe të paracaktuar. Kjo e drejtë është e zbatueshme për çdo fazë të trajtimit.

8- E drejta për të marrë shërbim shëndetësor cilësor të standardeve të larta

Çdo pacient ka të drejtën për një shërbim shëndetësor të cilësisë së lartë bazuar në specifikimet dhe respektimin e standardeve të sakta dhe të miratuara.

9- E drejta për shërbim të sigurt dhe të mbrojtur nga rreziqet

Çdo pacient ka të drejtën për të qenë i mbrojtur nga dëmtimet dhe rreziqet shkaktuar nga mos funksionimi i duhur i shërbimeve shëndetësore, keq ushtrimit të profesionit mjekësor dhe gabimeve, dhe të drejtën për të pasur një shërbim dhe trajtim shëndetësor që plotëson standarde të larta sigurie

10- E Drejta për të përfituar nga novacionet dhe arritjet shkencore bashkëkohore mjekësore

Çdo pacient ka të drejtën për të pasur procedura të reja, përfshirë procedurat diagnositkuese, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të pavarura nga faktorë ekonomikë ose financiarë.

11-E drejta për të evituar vuajtjen dhe dhimbjen e panevojshme

Çdo pacient ka të drejtën për të evituar sa më shumë që është e mundur, vuajtjen dhe dhimbjen, në çdo fazë të sëmundjes së tij.

12-E drejta për trajtim në bazë të veçorive individuale

Çdo pacient ka të drejtë për programe diagnostike ose terapeutike të formuluara sa më afër nevojave të tij personale.

13-E drejta për ankimim

Çdo pacient ka të drejtë të ankohet kurdoherë që ai ose ajo vuan një dëmtim, dhe të drejtën për të marrë përgjigje apo mënyrë tjetër reagimi.

14- E drejta për kompensim

Çdo pacient ka të drejtë për të marrë kompensim të mjaftueshëm brenda një kohe të arsyeshme të shkurtër, kurdoherë që pëson një dëmtim fizik ose moral, si dhe dëmtim psikologjik pasojë e një trajtimi të shërbimit shëndetësor.

15- E drejta për t’u organizuar aktivisht në shoqata joqeveritare për të bërë avokatin / mbrojtësin e të drejtave të pacientit

Shtetasit kanë të drejtë të kryejnë aktivitete për mbrojtjen e të drejtave në fushën e kujdesit shëndetësor.

16- E drejta për të marrë pjesë aktivisht në politikëbërjen në fushën e shëndetësisë dhe përmirësimin e cilësisë në sistemin shëndetësor

Shtetasit kanë të drejtën për të marrë pjesë në përkufizimin, implementimin dhe evaluimin e politikave publike lidhur me mbrojtjen e të drejtave të kujdesit shëndetësor.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here