Kek me banane dhe çokollatë

Keku me banane dhe çokollatë është një ëmbëlsirë fantastike. Sidomos për në mëngjes dhe sidomos përgjatë ditës kur vjen vërdallë nëpër shtëpi (a zyrë) dhe cimbit nga pak.

Kek me banane dhe cokollate1Kek me banane dhe cokollate2Ja çfarë përbërësish duhen:

  • 1-1/4 filxhan me miell
  • 1/4 pluhur kakaoje (jo i ëmbël)
  • 1 lugë e vogël sodë
  • 1 lugë e vogël kripë
  • gjysmë filxhani gjalp pa kripë në temperaturën e dhomës
  • 1 filxhan sheqer
  • 2 vezë
  • 1 filxhan me banane të shtypura (2-3 banane të pjekura shumë)
  • 1/2 filxhan salcë kosi (krem kosi, pa kripë)
  • 1 lugë e vogël vanilje
  • 1/2 filxhan copa çokollate jo shumë të ëmbla

Kek me banane dhe cokollate3Kek me banane dhe cokollate4Përgatitja

Nxeheni paraprakisht sobën me 180 gradë. Lyejeni një tepsi të thellë me gjalp

Në një tas të mesëm përzieni miellin, kakaon, pluhurin pjekës dhe kripën. Përziejini dhe lëreni mënjanë.

Në një tas të madh rrihni gjalpin dhe qumështin për disa minuta derisa të bëhet një masë e shkrifët. Shtoni vezët një nga një duke vazhduar rrahjen. Më pas shtoni në të masën me miell dhe kakao dhe vazhdoni rrahjen derisa të përfitoni një masë të njëtrajtshme.

Në fund shtoni copat e çokollatës, por mos e teproni me përzierjen.

Kek me banane dhe cokollate5Kek me banane dhe cokollate6Hidhni brumin në tepsi dhe përhapeni me një spatul. Piqeni derisa po ta shponi me pirun, në të do të ketë shumë pak pjesë të ngjitura, pra rreth 1 orë e 10 minuta. Lëreni më pas brenda në sobë për 10 minuta. Pastaj nxirreni jashtë që të ftohet.

Kini parasysh!

Është mirë që bananet të jenë shumë të pjekura.

Gjithashtu, kakaoja duhet të jetë natyrale dhe jo e përpunuar. Kakaoja e përpunuar nuk e lë kekun të fryhet.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin