Këmbë të plasaritura? Ja si mund t’i shëroni me aspirinë, limon dhe pambuk

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Bashkë me verën vijnë edhe një sërë shqetësimesh, si depilimi, probleme me flokët, fytyrën apo edhe këmbët. Vera mund të konsiderohet ndryshe si sezoni i lëkurës së qëruar dhe këmbëve të plasaritura. kembe2

Të gjithë ata që mbathin sandale e dinë se sa e bezdisshme dhe e pakëndshme është të kesh këmbë të plasaritura. Por, për fat të mirë, tamam në kohë për sezonin e verës është zbuluar një truk i thjeshtë që do të transformojë këmbët tuaj të thatë.

Mjafton të keni vetëm tre ingredientë: aspirinë, limon dhe pambuk. Shtypni 10 kokrra aspirina (derisa të kthehen në pluhur) dhe i përzieni me lëng limoni. Më pas, me anë të një pambuku e aplikoni përzierjen tek këmbët.

Që trajtimi të funksionojë më mirë, është mirë që ta aplikoni gjatë natës. Ky trajtim shërben për largimin e “yndyrave të tepërta” dhe të qelizave të vdekura në sipërfaqen e lëkurës.

Nëse e përsërisni këtë trajtim pdo ditë, brenda 10 ditësh do të shihni ndryshime drastike tek këmbët.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha