Kendall Jenner zbulon sekretet e muskujve seksi të barkut

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Kendall Jenner ka një trup jashtëzakonisht të tonifikuar dhe perfekt, dhe jo vetëm për shkak të gjeneve: Supermodelja duhet të punojë shumë fortë për të mbajtur trupin në formë, siç ka zbuluar në një postim në aplikacionin e saj.

Ylli i familjes Kardashian-Jenner tregon se për të pasur trup perfekt, me muskuj barku, duhet të ushtrohesh shumë (madje edhe të durosh dhimbjet). Për këtë i vjen në ndihmë instruktori i saj Gunnar Peterson, i cili, siç shkruan në një postim të fundit në aplikacionin e saj, nuk tregon aspak mëshirë për të kur është duke bërë palestër.

Peterson punon gjithashtu edhe me motrën e madhe të Kendall, Khole Kardashian.

Gjithsesi, ju nuk keni nevojë për një instruktor për të arritur rezultatet e Kendall. Modelja tregon se përdor gjithashtu aplikacionin Instant Abs Trainer, i cili ka ushtrime të ndryshme që mund t’i bëni në çdo kohë dhe kudo.

“Ndonjëherë, kur jam duke parë televizor, mendoj me vete: Duhet të bëj ushtrime barku dhe ulje-ngritje tani. Më pas çohem nga divani dhe nis të bëj stërvitje”, tregon Jenner. (Kështu duhet të veprojmë edhe ne).

Doni edhe ju të formoni muskuj barku? Provoni këto 5 ushtrime të ilustruara në videon e mëposhtme nga instruktorja Emily Skye. Ushtrimet mund t’i bëni kudo (edhe në dhomën e ndenjes) dhe në çdo moment.

Gjithçka që ju duhet është një matës kohe.

Bëni çdo lëvizje për 30 sekonda. Më pas pushoni 1 minutë dhe përsëritni ushtrimet edhe 5 herë të tjera.

https://www.instagram.com/p/BInupOyjbFN/?taken-by=kendalljenner

https://www.instagram.com/p/BKjjtyuD4cn/?taken-by=kendalljenner

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni