Këngëtari i njohur diagnostifikohet me tumor në tru

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al” / Blertina Koka

Këngëtari më i kërkuar i momentit në arenën muzikore botërore, John Newman, po përballet me tumorin në tru për herë të dytë. Katër vite më parë ai u trajtua nga e njëjta sëmundje, dhe tani mjekët kanë gjetur qeliza kancerogjene duke u rritur në tru. 26-vjeçari duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni dhe radioterapie vitin e ardhshëm.John Newman

Ylli i hitit “Love me again”, i cili mahniti publikun shqiptar vitin e kaluar gjatë një koncerti të zhvilluar për “Natën e Bardhë”, pritet të bëjë një pushim në industrinë muzikore.

Një burim i afërt me këngëtarin ka treguar për të përditshmen britanike “The Sun” se këngëtari e ka ditur prej kohësh se i është rikthyer tumori, por është pjekur ta mbajë sekret, vetëm njerëzit më të afërt e kanë ditur.

John duhet të presë deri vitin e ardhshëm për t’iu nënshtruar operacionit.

“Fatmirësisht, duke qenë se tumori nuk ka ndryshuar madhësi, mjekët i kanë thënë se operacioni mund të presë deri vitin e ardhshëm. Pas operacionit ai duhet të bëjë disa radioterapi, prandaj do të duhet pak kohë derisa t’i rikthehet muzikës”, ka treguar i njëjti burim.

John u diagnostifikua me tumor në tru në maj të vitit 2012, kur filloi t’i humbiste edhe shikimi. Mjekët ia hoqën tumorin nga hunda.

“Falë Zotit mbaroi! Që nga ajo ditë, nuk kam ndaluar asnjëherë së punuari, pasi puna më bën të lumtur dhe me gjithë këtë sukses që kam, jam një njeri shumë i lumtur”, qe shprehur John pas operacionit të parë.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?