Këngëtarja e njohur ndërron jetë pas një beteje të gjatë me kancerin

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Joey Feek

Këngëtarja e njohur Joey Feek ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në mitër.

“Ëndrra më e madhe e bashkëshortes sime sot u bë realitet,” shkroi bashkëshorti i saj dhe partner në muzikë, Rory Feek, në një postim në blogun e tyre.

“Ajo është në Parajsë. Kanceri u zhduk. Dhimbja ka ndaluar dhe të gjithë lotët e saj janë tharë”.

Joey dhe Rory Feek

Joey u diagnostifikua me kancer në maj të vitit 2014, gati tre muaj pasi lindi vajzën e parë, Indiana. Ajo iu nënshtrua disa operacioneve, por pa sukses. Tetorin e kaluar, këngëtarja vendosi të ndalojë trajtimin dhe të kthehet në shtëpi për të qëndruar me familjen.

Në një intervistë të dhënë në nëntor të vitit 2015, Joey tha se nuk kishte frikë nga vdekja. “Nuk kam frikë nga asgjë, pasi jam shumë afër Zotit. E di që Ai më do. Jam me të vërtetë në paqe. Besoj akoma tek lutjet për t’u shëruar”.

Burimi: Today.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet