Keni dhimbje barku? Ja erëza që mund t’ju vijë në ndihmë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

xhenxhefili

Nuk është vetëm një përrallë e moçme, por xhenxhefili ka me të vërtetë fuqi shëruese. Erëza djegëse qetëson sistemin tretës (që ndihmon në tretjen e ushqimit), duke lehtësuar kështu dhimbjet e stomakut. Kjo erëz mund të jetë sidomos e dobishme për gratë që janë në muajt e parë të shtatzënisë, pasi largon të përzierat.

Ajo ndihmon për të normalizuar funksionet e zorrëve dhe stomakut, sidomos gjatë muajve të parë të shtatzënisë. Xhenxhefili mund të përdoret gjithashtu para se të niseni në udhëtim me makinë, për të shmangur të përzierat.

Sipas Lily Soutter, eksperte e dietave dhe rënies në peshë, xhenxhefili mund të transformojë çehren e një njeriu.

“Xhenxhefili u jep shkëlqim fytyrës dhe flokëve”, thotë ajo. “Kjo sepse xhenxhefili stimulon qarkullimin e gjakut, duke u dhënë mundësi organeve që të marrin lëndët ushqyese të nevojshme”.

Për të lehtësuar dhimbjet e stomakut apo larguar të përzierat, pini një çaj të ngrohtë me xhenxhefil.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit