Këpucë të larta pa dhimbje këmbësh? Ja si mund ta arrini!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

taka 3Të gjithë e dimë shumica e femrave për hir të dukjes bukur dhe elegante, durojnë shumë…këtë mund ta vërtetojnë të gjitha ato “taka-dashëse” që shumicën e kohës përdorin këpucë me taka të larta.

Me siguri mund të keni dëgjuar për shtesat me silikon, të cilat janë një ndihmë jo e vogël për rehatinë e këmbëve kur takat janë të larta dhe mbahen për një kohë të gjatë në këmbë.

Këto shtesa vendosen në pjesën e parme të këpucës në mënyrë që këmba të mos rrëshqasë përpara dhe shmangin dhimbjen dhe formimin e kallove. Gjithashtu mund t’i spërkatni këmbët me pudër bebesh ose shampo të tharë për të mos rrëshqitur, por pak nga ju janë në dijeni të një metode tjetër alternative, efikase!

Bëhet fjalë për një procedurë, për të cilën keni nevojë për leukoplast ose shirit ngjitës mjekësor. Bashkoni gishtin e tretë dhe të katërt (nëse numëroni nga gishti i madh) me leukoplast ose shirit ngjitës mjekësor dhe jeni gati të dilni. Kjo mënyrë bazohet në një teori mjekësore: mes dy gishtave të përmendur gjendet një nerv, që shkakton dhimbje në këmbë. Kur gishtërinjtë ngjiten, presioni është më i ulët në atë nerv dhe kjo rezulton me ecje më të lehtë me taka të larta. Natyrisht, këtë mos e bëni, nëse keni këpucë të hapura dhe gjithashtu mos i ngjitni tepër shtrëngueshëm gishtërinjtë.

Burimi: glamur/https://shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?