Kërcimi dhe truri, ja si lidhen me njëri – tjetrin!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

kercimoMiliona njerëz nëpër botë e kanë pasion kërcimin, por jo shumë prej tyre janë të ndërgjegjshëm se duke kërcyer po bëjnë diçka pozitive për trupin dhe trurin e tyre. Vallë, a mund të përdoret kërcimi për të trajtuar sëmundje të ndryshme? Ja çfarë thonë mjekët e Harvardit!

“Nuk ka dyshim, se muzika ka efekt shumë stimulues në aktivitetet fizike “, thotë Daniel Tersi, profesor i neurologjisë dhe drejtor i Qendrës Mjekësore për Parkinsonin në Beth Israel. “Unë mendoj se kërcimi ja vlen për të trajtuar njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit”,thotë ai.

Nën drejtimin e Tersit,  Qendra Mjekësore për Parkinsonin, ka nisur disa programe trajnimi, duke përfshirë edhe ato si: tai chi, zumba, joga dhe kërcimin, për të ndihmuar njerëzit të menaxhojnë simptomat e sëmundjes Parkinson. Edhe pse është ende e paqartë deri në çfarë mase pacientët përfitojnë nga këto programe, Tersi thotë se ka prova se aktivitete të tilla, si vallja dhe tai chi-a mund të stabilizojnë efektet e sëmundjes dhe të ngadalësojnë shkallën e sëmundjes.

Në një artikull të vitit 2008 në revistën “Scientific American”, një neuroshkencëtar i Universitetit të Kolumbisë, shtroi tezën se kërcimi dhe muzika në thelb, përbëjnë një “kënaqësi të dyfishtë”. Muzika stimulon qendrat e  trurit, ndërsa kërcimi aktivizon qarqet ndijore.

Burimi: http://neuro.hms.harvard.edu/

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale