Kërkohet tërheqja nga tregu e këtij shurupi për fëmijë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nëse keni në kabinetin e medikamenteve shurupin Advil 120 mililitra për fëmijë, bëni mirë ta hidhni në mbeturina. Kompania farmaceutike Pfizer, që prodhon ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve dhe uljen e temperaturës tek fëmijët, ka bërë thirrje që të tërhiqet nga tregu shurupi Advil për fëmijë.

Kjo thirrje vjen pas ankesave të klientëve për mospërputhje të dozave (në mililitra apo lugë çaji) që mund të çojnë në mbidozë.

Në një deklaratë për shtyp Pfizer pranoi që ka një ngatërresë në dozën e përcaktuar për këtë ilaç, prandaj mund të rritet rreziku për mbidozë. Advil ka si përbërës kryesor ibuprofenin. Dozat e larta të këtij ilaçi mund të shkaktojnë simptoma të tilla si marramendje, të vjella, dhimbje koke dhe turbullim të shikimit.

Klientët nuk duhet ta përdorin më këtë ilaç, thotë Pfizer, ndërkohë që ka kërkuar që mos të shitet më as nga farmacitë.

Më specifikisht, kërkohet tërheqja nga tregu e produkteve të shpërndara mes muajit maj-qershor të këtij viti. Detajet janë:

Children’s Advil Suspension Bubble Gum flavored 4fl. oz. bottle

UPC #: 3-0573-0207-30-0

Lot #: R51129

Data e skadencës: Nëntor 2020

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar