Kryefaqja Box 6 Kërkon vëmendjen e ish-bashkëshortit, vret vajzën 17- muajshe me kripë

Kërkon vëmendjen e ish-bashkëshortit, vret vajzën 17- muajshe me kripë

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Ngjarja është shënuar në Karolinën e Jugut, ku një nënë është akuzuar se ka vrarë vajzën e saj 17-muajshe, duke i dhënë të hajë një lugë kripë, vetëm për të tërhequr vëmendjen e ish-bashkëshortit. Peyton Martines  ndërroi jetë të mërkurën e 3 gushtit, pasi kishte kaluar në vdekje klinike.Kimbley Martines_Peyton

Nëna e foshnjës, 23-vjeçarja Kimbley Martines, akuzohet për vrasje si pasojë e abuzimit me fëmijën. Prokurorët tregojnë se nëna i kishte dhënë fëmijës një lugë çaji me kripë dhe  më pas një gotë ujë që të kapërcente kripën.

“Ajo e ka bërë këtë me qëllim për të tërhequr vëmendjen e ish- bashkëshortit, për ta pasur atë sërish pranë vetes, duke qenë se ishin ndarë para pak kohësh”- tregon hetuesi Barry Barnete.

Në raport thuhet se nëna është zgjuar gjatë natës nga të qarat e fëmijës, dhe ka parë që vajza kishte temperaturë të lartë dhe ethe.

Peyton u çua në spital më 31 korrik, ku sipas mjekëve ajo kishte intoksikim akut. Vajza ndërroi jetë tre ditë më vonë. Sipas të dhënave, Peyton Martines kishte bërë edhe vizita të mëparshme tek mjekët pasi ishte nënpeshë dhe e pazhvilluar. Nënës 23-vjeçare i është hequr edhe kujdestaria e dy fëmijëve të tjerë, dhe ajo është në pritje të mbajtjes së seancës dëgjimore. Helmimi nga kripa çon në rritje të nivelit të natriumit në gjak. Kjo sjell tkurrje të qelizave dhe prishje të balancës së lëngjeve dhe shkakton fryrje të trurit.

Burimi: International  Business  Times / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here