Këshilla nga një futbollist për një jetë të shëndetshme

Bisedoi: Elena Beta

Janë të shumtë ata që zgjedhin të praktikojnë sporte të ndryshme që në vogëli. Dikush për të përmbushur një pasion e dikush për të ndjekur një ëndërr. Në intervistën e gazetës “Shëndet+” me Edon Hasanin, një prej futbollistëve të skuadrës së Kukësit, kuptohet qartë se ai futbollin e konsideron edhe si një mjet kontribues në shëndetin e tij.

Edon, si e nis ditën një futbollist?

Në fillim dua të theksoj që mëngjesi është ajo pjesë e ditës që dua më shumë. E konsumoj gjithmonë, pasi të mban energjik përgjatë gjithë ditës. Pas kujdesit për higjienën dhe shërbime ndaj vetes, vrapimi në natyrë është kryesor për shëndetin tim. Më pas një dush çlodhës.

edon hasaniCili është ushqimi për një mëngjes ideal?

Bazë për mëngjesin tim janë më tepër ushqimet me bazë glukoze, qumësht dhe lëngje frutash.

Sa minuta zgjat aktiviteti fizik në mëngjes?

Në përgjithësi 40-45 minuta. Siç e theksova, vrapimi në natyrë është ideali jo vetëm nga ana fizike, por edhe atë psikologjike, prandaj nuk preferoj ta zëvendësoj asnjëherë me vrapin në palestër.

Në fund të vrapimit, realizoj ushtrime relaksi muskular ku përfshihen ushtrime për këmbët, shpinën, krahët, barkun. Çdo ushtrim i përsëritur 3 herë.

Pse është e rëndësishme për një futbollist të mbajë një dietë të rregullt dhe të kryejë ushtrime fizike të vazhdueshme?

Si për çdo sportist tjetër, edhe për futbollistin dieta ushqimore është thelbësore. Dieta e ekuilibruar,e pasur kryesisht me fibra, vitamina e kripëra minerale është më e shëndetshmja për mua. Lëngjet e ndryshme, sidomos ato të frutave, janë të pazëvendësueshme. Një dietë e shëndetshme do të thotë një konstrukt trupor ideal dhe një performancë ideale në fushë.

Çfarë diete ushqimore ndiqni?

Zakonisht ushqimin e futbollistëve e kontrollon rreptësisht doktori i ekipit. Një nga dietat që preferoj të ndaj me lexuesit e “Shëndet +” është kjo: (sigurisht e pasur me proteina e vitamina për të cilat trupi ka nevojë gjithmonë edhe kur personat janë duke ndjekur një dietë për dobësim)

  • Mëngjesi- ushqim me përmbajtje glukoze, lëng frutash natyral, bukë, gjalpë.
  • Dreka- sallatë jeshile, makarona ose oriz, fileto pule (jo e gatuar me shumë yndyrë)
  • Darka- sallatë, sipas dëshirës, supë pule ose perimesh, fileto viçi, fruta.

Sallata mund të përdoret në çdo vakt, mikse, me lakër të bardhë ose të kuqe dhe sallata jeshile (rukola, marule, kastravec).

Sa vend zë alkooli/duhani në jetën e një futbollisti?

Duhani dhe alkoli nuk janë pjesë e jetës sime, jo thjesht për faktin që jam sportist, por dhe për formimin si njeri, i shoh veçse të dëmshme për çdo person. Nëse je konsumator i duhanit apo alkoolit, do të ndihesh i lodhur dhe nuk mund të japësh asnjëherë maksimumin as në pjesën e stërvitjes fizike, as në fushë, kur realisht të duhet të jesh në formën tënde më të mirë.

Disa këshilla për lexuesit e gazetës “Shëndet+”…

Për çdo lexues tuajin në mënyrë modeste mund t’i thoja si sportist sa më shumë aktivitet fizik. Disa minuta vrap në ditë nuk u kushtojnë asgjë, përkundrazi benefitet janë të mëdha si nga ana shëndetësore, edhe nga ana fizike. Të gjithë e duan një trup të bukur dhe një organizëm të shëndetshëm. Çdo të riu i këshilloj të argëtohet, ta shijojë jetën dhe sigurisht të lexojë më shumë për shëndetin.

 

Postime të ngjashme

Mjeku që braktisi Gjermaninë, rikthehet në Divjakë pas 20 vitesh, dr. Shundi: Nuk ka si vendlindja
Infermieria, profesioni që të zgjedh
Elda Skënderi, mjekja që i kupton fëmijët pa folur
Arben Baboci, kirurgu i zemrës së fëmijëve
Arjana Rreli: Zgjodha ëndrrën e babait tim
Festa Mjeshtri: Realiteti vret ëndrrat e grave
Pëllumb Pipero: Odisea, nga repartet ushtarake, në gjirin e elitës mjekësore
Infeksionet në shtatzëni, kur e rrezikojnë bebin