Këshilla, si ta përdorni mjaltin për një efekt më të mirë

Historia antike thotë se mjaltin e kanë përdorur zotat e atëhershëm ose njerëzit e shenjt dhe nënkupton ushqimin specifik dhe të rrallë, kurse filozofet e vjetër edhe inteligjenca njerëzore e kanë përdorur si ushqim delikates dhe si ushqim shërues.

mjalte 67Preferohet që ta përdorim para ushqimit ose menjëherë pas ushqimit për arsye se mjalti përmban edhe sheqerna në vetvete dhe mund të jetë ushqim ideal për të ushqyer bakteret e dhëmbëve. Menjëherë pas përdorimit të mjaltës është mirë të pastrohen dhëmbët.

Mjaltin nëse e përpijmë, në lukth, përmes thartirës se tretjes, atij i dëmtohen vlerat ushqyese siç janë bioefektet e ndryshme dhe enzimat.

Mjaltin nuk është mirë ta vlojmë në ujë me temperatura të larta, as në qumështin tepër të ngrohur sepse temperatura shumë e lartë, mbi 45 grade, ia dëmton ose ia humbet efektin e vlerave biologjike që ka. Temperatura sa ma e lartë, aq ma shumë i dëmton vlerat biologjike.

Mjalti ka aftësi kuruese dhe dezinfektuese për plagët dhe gërvishtjet e lëkurës. Sipas një studimi mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteriesh, janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit, qetësimin e stomakut, kundër diarresë etj.

Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit