Këto 3 karakteristika të personalitetit ju bëjnë më tërheqës! Posedoni ndonjërën prej tyre?

Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe Gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Një trup i tonifikuar dhe sensi i mirë i humorit mund t’ju bëjnë juve tërheqës, megjithatë, sipas ekspertëve, ka 3 karakteristika të arta që ju veçojnë nga të tjerët.

Qëndrimi pozitiv, të qenit të hapur deri dikur dhe besueshmëria janë zbuluar si karakteristikat më tërheqëse.

Psikologët kanë zbuluar se këto 3 karakteristika të personalitetit nuk e bën vetëm më tërheqës dikë në sytë e seksit të kundërt, por provojnë gjithashtu se ai/ajo mund të fitojë mbi gjithçka.

Posedimi i këtyre 3 karakteristikave ju ndihmon që të fitoni njerëz në jetën personale, romantike dhe platonike.

Karakteristika e parë – qëndrimi pozitiv – ju ndihmon të tërhiqni njerëz më të besueshëm.

Studimet kanë treguar se njerëzit optimistë jetojnë më gjatë, e bëjnë punën më mirë dhe konsiderohen më socialë.

Ndërsa, të qenit i hapur me njerëzit e tjerë deri dikur ju ndihmon të dukeni më social, më i lumtur dhe më i gatshëm për të eksploruar mundësitë e reja.

Karakteri i tretë dhe i fundit nuk është edhe aq surprizues.

Të qenit të besueshëm është cilësuar si karakteristika më tërheqëse e personalitetit sepse, sipas psikologëve, ajo ju ndihmon të krijoni miqësi me të tjerët dhe të rrisni statusin social.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore