Këto 4 sjellje janë parashikuesit më të mëdhenj të divorcit

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Të jesh në gjendje të njohësh shenjat e problemeve në martesën tuaj, do t’jau bëjë më të lehtë korigjimin në kohë të tyre dhe parandalimin e ndonjë divorci të mundshëm.

Psikologët thonë se këto 4 sjellje mes çiftit janë paralajmëruese të divorcit:

Ilustração - DivórcioMungesa e komunikimit: është një nga treguesit e parë që tregon se gjërat nuk po shkojnë aq mirë. Komunikimi i hapur, i sinqertë, me respekt është jetik për çdo marrëdhënie. Injorimi i komunikimit me bashkëshortin/en dhe menjanimi i komunikimit për të bërë gjëra të tjera si për të parë TV, apo për të kontrolluar telefonin do të thotë se në marrëdhënien tuaj diçka nuk shkon. Nëse keni kaluar disa javë ose edhe ditë, pa bërë një bisedë të rëndësishme, është koha të bëni një përpjekje, marrëdhënie juaj mund të jetë drejt krisjes!

Shprehja e emocioneve negative: ndarja e emocioneve të mira apo të këqija qofshin ato janë shumë të rëndësishme në marrëdhënien në çift. Por nëse ndonjëri prej jush ndan vetëm emocione negative ndaj tjetrit deri sa çon në zemërim e acarim do të thotë se jeni të mbushur me energji negative dhe marrëdhënia juaj nuk po shkon siç duhet.

Zvogëlimi i dashurisë: faza e “ të sapomartuarve” rrallë të zgjasë përgjithmonë, por çiftet duhet të dinë të dhurojnë dhe të marrin dashuri gjatë gjithë jetesës në çift. Nëse ju është menjanuar dashuria apo vemendja do të thotë se marrëdhënia dhe dashuria nuk është si në fillim.

Zënkat e shpeshta: sipas një hulumtimi të kryer nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Uashingtonit u gjet se rreth 83% e divorceve vinin si pasojë e zënkave të shumta. Një martesë pa komunikim, pa reagim, pa dashuri dhe me zënka të vazhdueshme paralajmëron për një divorc!

Burimi: Cosmopolitan

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës