Këto janë 10 objektet më të pista që prekim çdo ditë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Me ritmin e shpejtë të jetës, ne jemi në lëvizje dhe në kontakt të vazhdueshëm me shumë njerëz dhe shumë objekte rreth nesh. Për fatin tonë të keq, disa nga objektet me të cilat ne kemi kontakt të vazhdueshëm çdo ditë vlerësohen nga ekspertët si objekte me më shumë baktere.para

Lajmi akoma dhe më i keq është se 9 nga 10 objektet më të pista që në prekim janë në pronësi tonën, pra janë objekte që më së shumti i prekim veç ne. Ja lista e objekteve më të pista dhe disa hapa se si mund të përmirësojmë higjienën e tyre.

  • Paratë
  • Çelësi i dritave
  • Tastiera e kompjuterit
  • Celulari
  • VC-ja
  • Karroca që bëjmë pazarin
  • Telekomanda
  • Vaska
  • Lavamani i kuzhinës
  • Sfungjeri i enëve

Ja si mund të kujdeseni për higjienën e disa prej këtyre produkteve:

Gjëja e parë që duket të bëni për të shmangur përhapjen e infeksioneve dhe sëmundjeve që mund të vijnë si pasojë e papastërtisë së këtyre objekteve, është kujdesi për higjienën e duarve, lajini ato sa më shpesh që të jetë e mundur. Sfungjerët e kuzhinës mund të jenë më higjenik nëse përdoren secili për një funksion të caktuar, p.sh për gotat, pjatat, enët me yndyrë etj, dhe këshillohet që sfungjerët e enëve të ndërrohen shumë shpesh. Sa për faktin që paratë kanë shumë mikrobe, për të mos rrezikuar shëndetin tuaj, mund  të na i nisni në redaksinë tonë 😆 😛

 

Postime të ngjashme

Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë