Këto ushqime janë më të shëndetshme nga sa duken!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

ushqJu mund të pretendoni se disa ushqime pengojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm. Por në realitet, asgjë nuk duhet të shmanget plotësisht. Në fakt, ekspertët thonë se disa ushqime që ne jemi mësuar të shmangim në të vërtetë janë të mira për shëndetin. Këtu janë disa ushqime që ekspertët thonë se japin përfitime të habitshme shëndetësore.

Djathi: “Përveçse është i lartë në kalcium dhe është elementar  për shëndetin e kockave dhe sistemin imunitar, djathi është gjithashtu i mirë për shëndetin e dhëmbëve”, thotë Franci Cohen, dietolog i certifikuar. Djathi ju ndihmon të pastroni gojën nga ushqimi, duke vepruar si një “furçë dhëmbësh “, thotë Cohen.

Kafja: ka shumë përfitime shëndetësore. Ajo jo vetëm që zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e parkinsonit dhe diabeti tip 2, por edhe përshpejton funksionin e trurit dhe përmirëson humorin, kujtesën, dhe nivelin e energjisë, thotë Cohen. Ajo gjithashtu mund të rrisë metabolizmin dhe vigjilencën, thotë dietologia Edwina Clark.

Çokollata e zezë: Çokollatat mund të jenë të larta në yndyrë dhe kalori, por çokollata e errët me një përqindje të lartë të kakaos (në mënyrë ideale 85 për qind) e konsumuar në moderim mund të ulë nivelet e kortizolit, hormon përgjegjës për  stresin.

Gjalp kikiriku: “Disa lloje të gjalpit të  kikirikut mund të kenë sasi të tepërt të sheqernave”, thotë dietologia Lara Felton. Por kur zgjidhni një version të natyrshëm në të cilën përbërësit janë kikirikë dhe kripë, ky gjalpë mund të jetë një burim i mirë i proteinave dhe yndyrnave të shëndetshme.

Burimi: http://www.glamour.com/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?