Këto ushqime ju ndihmojnë të luftoni aknet!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

buke me faraDisa njerëz janë të bekuar për të pasur lëkurë të pastër e pa akne. Të tjerë, duhet të jetë rregullisht nën vëzhgimin e dermatologëve për të mirëmbajtur shëndetin e mirë të lëkurës së fytyrës. Shpesh nuk është nevoja për shpenzime të shumta për kremra e produkte estetike, të cilat stimulojnë eliminimin e akneve kur keni ushqimet e duhura në frigorifer. Ja disa sugjerime lidhur me ushqimet që eleminojnë aknet për një kohë të shkurtër.

Avokado: sipas nutrionistit, Rachelle Wood, avokado përmban shumë vitaminë E, e cila mund të rrisë vitalitetin lëkurës. Avokado është e mbushur edhe me vitaminë C e cila luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës.

Brokoli: rekomandohet të konsumohet nga personat që duan të luftojnë aknet e fytyrës,  provoni të rrisni sasinë e brokolit në dietën tuaj. Vitaminat që gjenden në brokol, duke përfshirë A, B kompleks, C, E, dhe K, janë antioksidantë dhe i japin shkëlqim lëkurës tuaj, tha Wood.

Fiq: përmbajnë magnez, i cili është thelbësor për të balancuar hormonet që shkaktojnë aknet e fytyrës.

Bukë me fara: Një studim i publikuar në revistën Amerikane të të ushqyerit, sugjeron për njerëzit që kanë akne në fytyrë të konsumojnë bukë integrale.

Salmon: është i mirë për trupin tonë sepse përmban  yndyrna të shëndetshme,omega-3,  si dhe acide yndyrore. Sipas ekspertëve, salmoni  ju ndihmon të kujdeseni për lëkurën dhe të zbusni inflamacionin.

Midhje: studimet kanë treguar se zinku është një minerali fuqishëm për të reduktuar efektet e akneve në fytyre. Mënyra më e mirë për të marrë zink është nëpërmjet ushqimit. Midhjet janë burim i shkëlqyer i zinkut. Ushqime të tjera të mbushura me zink janë rosto viçi, kungull i pjekur dhe fara kungulli.

Vitamina C: vitaminën c mund ta merrni nga limona, portokaj, domate, pjepër. Kjo vitaminë është tepër e rëndësishme për të luftuar problemet me aknet.

Burimi: http://www.bustle.com/

 shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?