KINI KUJDES! A shkaktojnë kancer mamografitë?!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Dr Ben Johnson, autor i librit “Sekreti i shëndetit të gjirit” flet në këtë libër në lidhje me mamografitë. Dihet tashmë që një nga kontrollet rutinë për të zbuluar kancerin e gjirit është kontrolli rutinë i mamografisë. Sipas dr Johnson mamografitë nuk janë të shëndetshme dhe duhet të shmangen sa më shumë të jetë e mundur.

mamografiasShumica e ekspertëve pretendojnë se mamografitë shkaktojnë kancer, megjithëse gjinekologët e rekomandojnë këtë lloj check-upi tek gratë. Sipas studimeve thuhet se mamografia e rrit rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit me 4%. Mamografia përfshin kontrollin e gjoksit duke e ekspozuar atë ndaj rrezatimit. Për më tepër, shpesh herë testi ka rezultuar i paefektshëm. Rreth 50% e grave me kancer gjiri zakonisht nuk janë diagnostikuar nga kontrolli mamografik.

Ekzistojnë dy opsione të mira për të zbuluar kancerin e gjirit. Nëse vëreni një gungë në gji, një ekzaminim me ultratinguj do të ishte zgjedhja më e mirë. Me ultratinguj mjekët mund të shohin gungën dhe konsistencën e saj. Mjekët përcaktojnë nëse ka rritje të fluksit të gjakut në gji në formën e tumoreve dhe në çfarë madhësie apo faze janë. Sipas të dhënave thuhet se ultratingujt kanë rezultuar deri në 80% efektive në zbulimin e kancerit të gjirit, ndërsa mamografitë në 50%.

Në rastet kur nuk keni gungë dhe doni të bëni një kontroll për të parandaluar shfaqjen e këtij lloj kanceri, mund të bëni kontrollin termografik. Në këtë rast, përdoret një kamera termike infra e kuqe për të zbuluar praninë e ndonjë tumori të mundshëm.

Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për shëndetin tuaj të përgjithshëm, të konsultoheni me mjekun në rast se keni shqetësime dhe të bëni kontrollin rutinë të gjoksit. Por duhet të keni parasysh se duhet të zgjidhni mënyrën më të mirë për ta bërë këtë gjë, larg rrezatimeve.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë