Kjo është ajo që ndodh me trupin tuaj kur hidheni me litar, çdo ditë nga 3 minuta

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur hidheni me litar çdo ditë, nga 3 minuta ?

  • Gjendja fizike, koordinimi, shpejtësia dhe forca juaj do të përmirësohen. Përveç kësaj, rritet edhe forca e lëvizjes së këmbëve dhe e kërcimit, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për sportistët.
  • Humbisni peshë. Nëse hidheni 10 minuta me litar, digjni po aq kalori sa do digjnit për 30 minuta vrapim. Përveç kësaj, rritet djegia e yndyrës.
  • Këmbët, barku dhe vithet bëhen më të forta dhe më të lidhura. Kërcimi me litar është një ushtrim i shkëlqyer për të patur një trup të tonifikuar.
  • Ritmi, fuqia reaktive dhe ndjenja juaj e ekuilibrit përmirësohen.
  • Lëkura juaj bëhet më e pastër. Kërcimi me litar përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurën tuaj, gjë që e bën atë më të pastër.
  • Bëni një gjumë më mirë. Studimet tregojnë se personat që bëjnë rregullisht sport, flenë më mirë dhe më qetë.

Burimi: https://www.gesundheitsfakten.net/ 

Përshtati në Shqip: Marsida Bregasi

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave