Kjo është dhurata që dëshirojmë të gjithë për festat e fundvitit (Video)

edeka

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Sezoni i festave të fundvitit është periudha më e bukur dhe më emocionuese jo vetëm për atmosferën festive që sjell, por edhe për mundësinë që u jep familjeve të mblidhen së bashku dhe të festojnë për sukseset e vitit që po kalon.

Dhe kjo është dhurata që duam më shumë për festat e fundvitit: të mblidhen të gjithë pjesëtarët e familjes dhe të festojmë së bashku.

Fatkeqësisht për disa kjo është e pamundur, sidomos për të moshuarit, një pjesë e të cilëve detyrohen t’i kalojnë festat larg fëmijëve.

Pikërisht këtë temë ka prekur edhe një reklamë e kompanisë gjermane Edeka.

Një baba që kalon të gjitha Krishtlindjet i vetëm dhe në fund detyrohet të sajojë vdekjen e tij, vetëm që fëmijët të mund të bashkohen me të atë natë.

Reklama e krijuar nga kompania e supermarketeve Edeka është publikuar një vit më parë për të rikujtuar njerëzit që pavarësisht angazhimeve, koha e kaluar me njerëzit e dashur është shumë e rëndësishme.

Dhurata më e paçmueshme në këtë sezon festash është sigurisht prania e njëri-tjetrit.

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet