Kjo është ndër perimet më efektive për të mbajtur lëkurë të shëndetshme!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

lulelakerPërdorimi i rregullt i perimeve të familjes së Kruciferëve ku bën pjesë dhe lulelakra (të paktën një porcion në javë) mund të ulë rrezikun e një numri kanceresh dhe sëmundjesh kardiovaskulare, të mbrojë ndaj procesit të plakjes së qelizave të trurit dhe të ndihmojë për kontrollin e diabetit.

Lulelakra është një burim i shkëlqyer i fibrave, si dhe vitaminës C dhe zinkut, si vendimtare për forcimin e sistemit imunitar, si dhe një burim i mirë i biotin vitamina B dhe folate. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese është e vlefshme për trupin e njeriut. Vitamina A është e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe shikimin. Vitamina B ndihmon për të nxitur metabolizmin e enërgjisë dhe ruan integritetin e indeve nervore në të gjithë trupin. Vitamina C është e rëndësishme në djegien e yndyrave dhe është një antioksidant. Së fundmi, Vitamina E ndihmon për të ruajtur integritetin e lëkurës për shkak se është një antioksidant me yndyra të ngopura.

Lulelakra përmban një fitokimikat të quajtur sulforafan, që ndihmon mëlçinë të prodhojë enzimat që bllokojnë dhe shkatërrojnë kancerin dhe kimikatet e dëmshme të trupit. Për të ruajtur vetitë e saj, lulelakra duhet të zihet për një kohë të shkurtër, jo më shumë se 3-5 minuta.

Konsumimi i lulelakrës ndihmon për të ruajtur gjendjen e mirë të lëkurës, për shkak se është një antioksidant me yndyra të pangopura.

Një filxhan lulelakër përmban 15 kalori. Lulelakra siguron një shumë të mirë të vitaminës C. Në fakt, ajo ka më shumë Vitamina C se portokalli.

Hulumtuesit kanë vënë re se sulforafani ndalon qelizat e kancerit të mushkërive, si dhe ndalon rritjen e qelizave të kancerit të prostatës. Lulelakra është gjithashtu e pasur me jod, një lëndë ushqyese jetike që ndihmon në funksionin e duhur të trurit. Ajo ndihmon sistemin nervor të funksionojë normalisht.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?