Kjo është pjesa më e rëndësishme e fytyrës, sipas shkencës

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Cila pjesë e fytyrës ju karakterizon më shumë? Logjika na bën të mendojmë se është hunda, sytë ose goja. Në fakt nuk është asnjëra prej tyre, por janë vetullat pjesa më e rëndësishme e fytyrës.Cara Delevingne

Përveç funksionit të tyre si një filtrues kundër pluhurit, papastërtisë dhe djersës, vetullat kanë një domethënie të rëndësishme për “shprehjen e emocioneve si dhe si një njohës i fytyrës”, raporton Yahoo Health.

Duke parë maninë e fundit për vetullat e trasha, nuk mund të themi se jemi të habitur. Të gjithë i pëlqejmë vetullat e Cara Delevingne, dhe nëse nuk jemi bekuar me vetulla të trasha që në lindje, mund t’i trashim ato me laps, me serum që stimulojnë rritjen e qimeve ose me metoda natyrale, si qepa. (lexo këtu – si mund t’i trashni vetullat me qepë)

Tani, mania jonë pas vetullave të trasha vërtetohet edhe me prova faktike. Në një studim të kryer nga Universiteti i Lethbridge në Kanada, hulumtuesit shkencorë ju shfaqën disa vullnetarëve 25 imazhe të personave të famshëm pa vetulla dhe 25 imazhe të tjera pa sy. Vullnetarët arritën të identifikonin në mënyrë të saktë 56% të personaliteteve pa sy, dhe vetëm 46% të personaliteteve pa vetull. Përfundimi? Vetullat janë më të rëndësishme se sytë nëse doni të lini përshtypje të mira tek të tjerët.

Burimi: Marie Claire / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin