Kjo mënyrë e konsumimit të rrushit të thatë ju ndihmon për shëndetin e zemrës

Mjekët shpeshherë rekomandojnë konsumin e rrushit të thatë në mëngjes si një mënyrë e mirë për të mbajtur në formë shëndetin e zemrës, eliminimin e kolesterolit, për të parandaluar kapsllëkun si dhe për të të ulur nivelin e triglicerideve.

Rrushi i thatë është burim natyror i vitaminave dhe mineraleve, por këto përfitime mund të jenë më të larta në qoftë se konsumoni ujin në të cilin i keni lënë të qëndrojnë për disa orë. Kjo pasi përmbajtja e sheqerit reduktohet duke e kthyer këtë produkt në një ilaç të shkëlqyer mjekësor.

Përgatitja: Vendosni një gjysmë filxhani rrush të thatë në ujë të nxehtë në mëngjes dhe e lini të ftohet gradualisht në temperaturën e dhomës. E lini 24 orë, deri mëngjesin tjetër.

Të nesërmen në mëngjes pini lëngun dhe hani rrushin me stomak bosh.

Ndiqni këtë regjim për të paktën katër ditë.

(Këshillohet që rrushi i thatë të jetë ngjyrë kafe e errët.)/ Prevention

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet