Klinika me 4 rrota mund të vizitojë pacientët në rrugë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Klinika robotike me 4 rrota, që mund të shkojë vetë tek pacientët, mund të bëhet realitet në të ardhmen. Një koncept i ri, i quajtur Aim, synon të revolucionarizojë sistemin shëndetësor me inteligjencën artificiale, duke përdorur pajisje inteligjente në shtëpi si dhe në telefon për të ruajtur të dhënat e pacientëve.

Me klinikat me 4 rrotat, pacientët mund të bëjnë kontrolle shëndetësore edhe pa ndihmën e  mjekut dhe iu rekomandon mjekimet që mund të përdorin. Nëse është e nevojshme mund t’i transportojë edhe me urgjencë në spitalin më të afërt.

Klinika Aim, e zhvilluar nga kompania Artefact, është projektuar me synimin që të kapërcejë disa nga sfidat e sistemit shëndetësor, përfshirë mungesën e qasjes tek të dhënat e pacientëve si rezultat i burimeve të fragmentuara.

Unike rreth këtij koncepti nuk janë vetëm komponentët individualë: platformat e të dhënave, një makinë me 4 rrota, diagnoza të nxjerra nga inteligjenca artificiale, disa nga të cilat ekzistojnë aktualisht, por si ata lidhen dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin në një sistem.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al 

 

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj