Kolesteroli i lartë në gjak, si ta trajtojmë

Dr. Anila Rexha, mjeke kardiologe

Hiperkolesterolemia (kolesteroli i lartë) është pra pikërisht ajo gjendje e cila i referohet shifrave të rritura të nivelit të kolesterolit në gjak dhe mund të vijë për dy arsye: 1-Sipasojë e ushqyerjes jo të shëndetshme dhe 2-Për shkak të çrregullimeve gjenetike.

Kolesteroli i rritur në gjak shoqërohet gjithashtu edhe me elementë të detajuar të kolesterolit, që janë liopoproteinat, të cilat ne i ndajmë thjesht në kolesterolin e mirë/ lipoproteinat me densitet të lartë apo HDL që quhet kolesteroli i mirë apo kolesteroli mbrojtës, dhe kolesteroli i lipoproteinave me  densitet të ulët apo LDL, që quhen kolesteroli i keq dhe që është përgjegjës për aterosklerozën apo sëmundjen e artereve në përgjithësi. (Lexoni – Cilat janë vlerat e dëshiruara të kolesterolit në gjak?)

Cilat janë ushqimet që ndikojnë në rritjen e kolesterolit?

Gjithnjë thuhet që yndyrnat shtazorë janë kontribuues të rëndësishëm për rritjen e vlerave të kolesterolit në gjak dhe këtu futen: mishi i kuq (kontribuuesi më i rëndësishëm), produktet e qumështit (djathi, gjalpi), bulmetrat në përgjithësi kontribuojnë në rritjen e kolesterolit në gjak. Ndërkohë që proteina që vjen nga peshku apo mishi i bardhë, janë më të tolerueshëm.

Po ushqimet që ndikojnë në uljen e tij?

Janë mjaft ndihmëse ato ushqime që ne i quajmë antioksidues shumë të mirë. Tek yndyrnat përderisa ka yndyrna të cilat janë të domozdoshme për organizmin, ne preferojmë apo zgjedhim  për shembull në gatim vajin e ullirit i cili është një ndër  yndyrnat më të shëndetshme, pra që asimilohet mirë në organizëm. Janë  të këshilluara të gjitha llojet e perimeve, zarzavateve, ushqimet  e pasura me fibra, frutat e thata, sigurisht të gjitha të konsumuara në një masë të shëndetshme.

Trajtimi?

Së pari është shumë e rëndësishme të dimë se cila është arsyeja e rritjes së kolesterolit, ndaj në një individ që konstatojmë vlera të rritura të kolesterolit në gjak, së pari vlerësojmë arsyen. Përpiqemi të gjejmë nëse kjo është për pasojë të një jetese apo ushqyerje jo të shëndetshme , dhe nëse rezulton kështu, sigurisht që këshilla fillon me ushqyerjen e shëndetshme, me rritjen e aktiviteti fizik, por nëse kemi të dhëna që kjo dislipidemi është për arsye të çrregullimeve gjenetike, atëherë përpos jetës së shëndetshme mjekimi është i domosdoshëm. Sigurisht edhe kur  hiperkolesterolemia apo rritja e kolesterolit  në gjak nuk është për arsye gjenetike, shpesh  përveç dietës së shëndetshme këshillohet edhe mjekimi. Statinat janë ulësit kryesor të kolesterolit në gjak. Ka disa lloje medikamentesh brenda grupit të statinave dhe  sigurisht këtu është mjeku që zgjedh dozën, kohëzgjatjen dhe mënyrën e ndjekjes.

(Kolesteroli i lartë, rreziku dhe lidhjet me sëmundjet e tjera.)

Të reja të fundit për sa i përket trajtimit?

Në trajtimin e kolesterolit në gjak, brenda grupit të statinave apo ulëseve të yndyrnave në gjak, gjithnjë ka patur preparate të reja të cilat përpos faktit që ulin kolesterolin në gjak, presupozohet që të rejat të jenë të tilla që të minimizohen sa më shumë efektet anësore. Pra risitë janë formulat e reja brenda grupit të statinave apo ulëseve të yndyrnave në gjak.

Si mund të parandalohet?

Veçanërisht në personat e predispozuar, pra ata që kanë këto çrregullimet gjenetike apo sëmundje në moshë të re, të arterieve koronare apo arterieve në përgjithësi, padyshim që vlerësimi fillon në moshë sa më të re dhe sigurisht janë individë që këshillohen më në detaje për sa i përket faktorëve të rriskut në përgjithësi. Pra jetes e shëndetshme, rritja e aktiviteti fizik, ulja e konsumit të alkoolit, ndërprerja e duhanprirjes janë këshillat e zakonshme./ Shendeti.com.al

 

 

 

 

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore