Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Marijuana ose e njohur edhe si kanabis është përdorur për qëllime mjekësore për shekuj me rradhë. Kultivimi i saj ka qenë i regjistruar në vende të shumta në të gjithë botën, veçanërisht në Azinë Qendrore. Kanabisi është ndaluar për përdorim në vitin 1937, për shkak të përmbajtjes së saj të njëjëtë me heroinën, duke u lejuar të poërdoret vetëm nën mbikëqyrje mjekësore.
Një total prej 20.000 hulumtime dhe studime janë kryer në temën e kanabisit dhe vetëm 1/3 e tyre janë botuar në 4 vitet e fundit.
Kohët e fundit, njerëzit janë duke u bërë më të vetëdijshëm për vetitë mjekësore dhe të dobishme të marijuanës për kurimin e sëmundjeve të shumta dhe ne gati 20 shtete është lejuar të përdoret.
Sipas studimeve të fundit një nga përfitimet më të mira të marihuanës është dhe parandalimi i simptomave të sëmundjes Alcajmer. Për më tepër është provuar se ka rezultuar e suksesshme në trajtimin e sëmundjeve të tjera, të tilla si skleroza e shumëfishtë, sëmundja inflamatore e zorrëve dhe artriti reumatoid.
Përzierja e kanabis me vaj kokosi është një nga mënyrat më të mira për të përdorur këtë bimë mjekësore bimore pa qënë nevoja të thithet përmes duhanit. Infuzioni i kanabisit në vaj kokosi mundëson kontakt të drejtpërdrejtë me mëlçinë dhe është cilësuar si një mënyrë efektive për të trajtuar kancerin e mushkërive.
Vaji i kokosit ofron gjithashtu shumë acide yndyrore esenciale, duke sjellë veti të jashtëzakonshme shëndetësore. Gjysma e yndyrës në vaj kokosi është yndyrë që nuk gjendet shpesh në natyrë, acid laurik.
Eshtë e rëndësishme të theksohet se trajtime të tilla me përmbajtje marihuane, gjithmonë duhet të bëhen me konsultimin dhe mbikqyrjen e mjekut.
Burimi: thealternativedaily / shendeti.com.al


