Komunikimi mendje – trup, ilaçi më i mirë për shëndetin!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

mendje trupTeknikat e relaksimit, të tilla si meditimi, joga, dhe lutja, mund të zvogëlojnë nevojën për shërbime të kujdesit shëndetësor me 43 %, sipas një studimi në Harvard.

Studimet e mëparshme kanë treguar se relaksimi, jo vetëm që heq stresin dhe ankthin, por edhe ndikon në faktorët fiziologjike të tilla si: tensioni i gjakut, rrahjete zemrës, dhe konsumimi i oksigjenit.

Autorët e studimit vunë në dukje se sëmundjet si stresi, ankthi dhe depresioni, janë nga shkaqet më të mëdha të shpenzimeve shëndetësore në Shtetet e Bashkuara pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Studimi, i realizuar në Institutin MGH për Vlerësimin e Teknologjisë dhe Institutin Benson-Henry  që trajton marrëdhënien mendje – trup, gjeti se individët pjesëmarrës në programet e relaksimit, përdorin më pak shërbime shëndetësore në vit.

James E. Stahl i Institutit MGH për vlerësimin e teknologjisë, i cili udhëhoqi studimin, tha se “Këto programe nxisin mirëqënien e trupit, në mjedisin e burimeve të kufizuara të kujdesit shëndetësor, potencialisht ato mund të lehtësojnë barrën mbi sistemet tona të ofrimit shëndetësor me kosto minimale dhe pa asnjë rrezik.”

Burimi: http://news.harvard.edu/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet