Koncesioni i Check Up/ Akuzat për shpifje nga Vilma Nushi, GJKKO shpall të pafajshme Albana Vokshin

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpall me pafajshme nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), pasi u padit për shpifje nga biznesmenia Vilma Nushi.

Nushi, përmes avokatëve të saj paditi Vokshin për deklaratat e saj në Komisionin Hetimior për koncesionet në Shëndetësi.

Pas vendimit, deputetja demokrate tha se e vërteta vonon, por nuk harron. Gjithashtu theksoi se beteja e denoncimeve do të vazhdojë deri sa çdo person që ka vjedhur para nga shëndetësia të shkojë para drejtësisë

Albana Vokshi: Kam folur për dy shërbime si Check Up-i dhe Sterilizimi. Edhe pse kishim pengesa kemi vijuar me përpjekjet për interesin publik. Kishim për detyrë evidentimin e personave përgjegjës, deputetet e mazhorencës na penguan, nuk miratuam dot disa akte ligjore për ndryshimin e legjislacionit për koncesionet abuzive. Sa i takon Check Up- it kam sjellë dokumente që vërtetojnë ato që unë kam thënë, apo nga dëshmitë e mjekëve, qendrave shëndetësore, ku rezulton se nuk kanë përfituar qytetarët përkundrazi. Nuk është punë tek disa fjali që janë shkëputur nga konteksti dhe janë sjellë këtu.

Check Up-i u hartua në mënyrë klienteliste për interes të privatit , këto i kam evidentuar në të gjitha ditët e komisionit hetimor por edhe në punën time të përditshme 10 vjeçare, se kam patur personale por për interesin e publikut. Madje e kam kallëzuar edhe në Spak ku kam dhënë edhe shpjegime duke dëshmuar. I kam vënë në dispozionin Spakut dhe dokumente. Qëllimi im është që ata që bëjnë biznes në kurriz të qytetarëve shqiptarë të përgjigjen para ligjit, check upin e ka denoncuar dhe partia demokratike ku unë aderoj.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?