Konsumon 20.000 kalori në vakt, 31-vjeçari pretendon se ushqehet shëndetshëm

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Fize Smailaj

31-vjec31-vjeçari britanik Adam Moran, një nga personat më të famshëm në konkurset e konsumimit të ushqimit, thotë se pavarësisht faktit se ai konsumon 20.000 kalori në vakt, dieta e tij është e balancuar dhe e shëndetshme.

Përveçse është pjesëmarrës shumë i rregullt në të tilla konkurse, Adami është edhe një bloger shumë i famshëm, me rreth 20.000 ndjekës në kanalin e tij në “YouTube”, pak a shumë ka një ndjekës për çdo kalori që konsumon. Një në çdo pesë ditë, Moran konsumon një vakt jashtëzakonisht kalorik, këtë e bën qoftë kur është në një kompeticion apo edhe për videot që ai bën për ndjekësit e tij. Por në ditët para dhe pas këtij vakti ai konsumon shumë pak gjëra, sikur është duke agjëruar.

Ai u shpreh për prestigjiozen “The Independent” se gjatë kësaj kohe ai konsumon pak kos, pak proteina dhe ndonjë frut. Ai gjithashtu tregon se pasi ka ngrënë sa për 5 ditë, ditën tjetër nuk ndihet aspak i uritur. “Por, sidoqoftë, duke qenë se stomaku tendoset shumë pas një vakti të tillë, domosdo që pas disa ditësh ndjen uri”, thotë ai.

Në fakt, Moran, ashtu si pjesa më e madhe e personave që konkurojnë në kompeticione të tilla, është shumë i shëndetshëm dhe në formë. Kjo për arsye se ai bën shumë ushtrime fizike, bën kontrolle të rregullta te mjeku dhe në ditët e tij të zakonshme, kur nuk është në kompeticione apo nuk bën video për ndjekësit e tij, ai konsumon ushqim shumë të shëndetshëm.

Burimi: Independent

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?