Konsumoni marule (sallatë jeshile)? Ja çfarë nuk dini për të!

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta

marule3Pothuajse të gjithë e përdorim në sallatë, të kombinuar me përbërës të tjerë si domate, kastravec apo speca, por pak i dinë vlerat që kjo barishte e thjeshtë në dukje, i ofron organizmit…

Orgjina e Marules është Evropa, por ajo u përhap dhe u kultivua me shpejtësi në të gjithë botën. Marulja konsumohet e freskët në sallata të ndryshme. Kina zë vendin e parë në botë për kultivimin e Marules e pasuar nga SHBA dhe India. Në vendin tonë quhet ndryshe edhe sallatë jeshile, dhe është shumë e përdorur në kuzhinë. Disa nga benefitet që marulja i ofron organmizmit tonë:

– Largon dhimbjen e kokës dhe lehtëson gjumin; zhyteni në ujë të ngrohtë, shtoni disa gjethe mendër të freskët dhe pijeni para gjumit.

– Parandalon sëmundjen Alzheimer.

– Tret yndyrat dhe ndihmon për uljen në peshë.

– Lufton toksinat dhe helmet e trupit.

– Lufton qelizat kancerore dhe parandalon plakjen.

– Lehtëson qarkullimin e gjakut dhe mbron zemrën.

– Mbron shëndetin e kockave dhe parandalon osteoporozën.

– Lënda selen që përmban marulja ndihmon për forcimin e sistemit imunitar.

– Ul temperaturën e trupit dhe e rifreskon atë.

– Diuretic dhe lehtëson metabolizmin dhe eleminimin e  mbetjeve.

– Ushqyes i rëndësishëm për gratë shtazëna dhe rigjenerues i qumështit.

– Ul presionin e gjakut.

– Zbut çrregullimet në zorrën e trashë.

– Lufton aneminë, forcon trupin, largon erën e keqe të trupit.

– Forcon shikimin dhe lufton infeksionet e syve.

– Largon skuqjet dhe kruajtjet e lëkurës.

– Shkëlqen lëkurën dhe parandalon rënien e flokëve, sepse ajo është nxitëse e qarkullimit të gjakut.

Kujdes: Duhet konsumuar e freskët, sepse nëse ruhet për më shumë se 3-4 ditë ajo humbet shumë minerale dhe vitamina.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave