Koronavirusi/ Disa nga pyetjet që bëhen më shpesh

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Sa i rëndë është infeksioni COVID-19?

Gjetjet e para tregojnë se shkalla e vdekshmërisë për COVID – 19 është 20 – 30 për një mijë persona të diagnostikuar. Kjo është më pak se shpërthimi SARS në vitin 2003. Por, është shumë më e lartë se shkalla e vdekshmërisë nga gripi sezonal.

Si transmetohet? Sa e lehtë është të përhapet?

Ndërkohë që mendohet se burimi i virusit janë kafshët, tani po përhapet nga njeriu tek njeriu. Tani për tani nuk ka informacion të mjaftueshëm epidemiologjik për të përcaktuar se sa lehtë dhe me çfarë qëndrueshmërie përhapet ky virus tek njerëzit, por aktualisht vlerësohet se, mesatarisht, një person i infektuar do të infektojë dy ose tre persona të tjerë. Virusi duket se përhapet kryesisht me anë të spërklave të pështymës, kur njerëzit tështijnë, kolliten apo marrin frymë. Virusi mund të mbijetojë gjithashtu për disa orë dhe në sipërfaqe so tavolinat apo dorezat e dyerve.

Periudha e inkubimit për COVID-19 (koha mes ekspozimit ndaj virusit dhe shfaqjes së simptomave) vlerësohet momentalisht mes 2 dhe 14 ditëve. Në këtë fazë, ne dimë që virusi mund të përhapet kur që njerëzit janë të infektuar shfaqin simptoma të ngjashme me ato të gripit si kolla. Gjithashtu, ka prova që tregojnë se transmetimi mund të ndodhë dhe nga një person i infektuar por që nuk shfaq simptoma.

Cilat janë simptomat e infeksionit COVID – 19?

Virusi mund të shkaktojë simptoma më të lehta si:

  • temperatura
  • kolla
  • vështirësi në frymëmarrje
  • dhimbje muskujsh
  • lodhje

Rastet që janë më të rënda mund të zhvillojnë pneumoni të agravuar, sindromën akute të shqetësimit të frymëmarrjes, shok septik, që mund të çojnë deri në vdekje.

A janë disa persona më të rrezikuar se të tjerët?

Në përgjithësi, personat e moshuar dhe ata persona me probleme të tjera shëndetësore (p.sh. hipertensioni, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, sëmundjet respiratore kronike) konsiderohen që të jenë më të rrezikuar për të zhvilluar simptoma më të rënda.

Po fëmijët, a kanë rrezik të infektohen?

Tek fëmijët, sëmundja duket se është më e rrallë dhe më e lehtë. Një studim i madh në Kinë sugjeronte se vetëm rreth 2% e rasteve me koronavirus ishin nën moshën 18 vjeç. Nga këta, më pak se 3% zhvilluan simptoma të rënda apo kritike.

Burimi: Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve

Postime të ngjashme

Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës
FOTO/  Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore
Ngacmimi seksual dhe kultura e heshtjes