Kortney zbulon sekretin: Si të keni flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

E keni pyetur ndonjëherë veten si mund t’i keni flokët të shndritshëm si Kourtney Kardashian? Është më e lehtë se sa mendoni.kortney-kardashian

Me ndihmën e parukierit të saj, Andrew Fitzsimons, Kortney ka krijuar një maskë për flokët me produkte krejtësisht natyrale. Kjo maskë i mban flokët e shëndetshme dhe u jep atyre shkëlqim. Më e rëndësishmja, të gjitha përbërësit e recetës mund të gjenden në kuzhinën e gjithsecilit.

Përbërësit:

  • 1 avokado e gjysmë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • Lëngu i ½ limon
  • 1-3 pika vaj esencial, livando ose portokall

Të gjitha përbërësit i vendosni në shtrydhëse dhe i shtrydhni mirë derisa të formohet një masë homogjene. Aplikojeni maskën në flokë dhe mbajeni për rreth 45 minuta. Më pas i lani flokët si zakonisht.

Sipas Fitzsimons, maska ndihmon në rigjenerimin e flokëve të dëmtuar nga tharësja apo piastra, dhe heqjen e zbokthit.

Për më tepër shikoni videon!

Burimi: Celebuzz / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë