Kosovë: Gati për aplikimin e dozave të treta të vaksinave anti-COVID, ja kur nis fushata

Fillimi i vitit të ardhshëm, shihet si koha e duhur për autoritetet e shëndetësisë në Kosovë, për të aplikuar në popullatë dozat e treta të vaksinës anti-COVID. Kjo është konfirmuar nga mediat në Kosovë, të cilat thonë se nuk do të jetë problem sigurimi i vaksinave për të kryer këtë fushatë.

“Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, nuk ka ndonjë procedurë tjetër, pra është proces i ngjashëm me aplikimin e dozës së parë dhe të dytë. Dallimi qëndron se disa shtete të cilat kanë filluar ta japin dozën e tretë, këtë e bëjnë tek grupe të caktuara të popullatës si të moshuarit, punëtorët e kujdesit shëndetësorë apo ndonjë kategori tjetër që ka imunitet të komprometuar.

Ekipet e vaksinimit janë të përgatitura në çdo kohë që ta administrojnë edhe dozën e tretë. Sigurisht që ka gjasa që kjo dozë të administrohet në kohën e përmendur nga ju”, kanë thënë zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, për mediat vendase. Kujtojmë që Kosova deri tani ka administruar 1 milion e 375 mijë e 295 doza të vaksinës. 809 mijë e 496 qytetarë janë të vaksinuar me një dozë të vaksinës, ndërsa 565 mijë e 799 me të dy dozat.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?