Kremi gjatë dimrit, si ta përdorim

Nga Ardiana Sinani, dermatologe

Ndyshimi i temperaturave nga ambient i brendshëm që është më i ngrohtë, në ambientin e jashtëm më të ftohtë, ndikojnë negativisht në lëkurën tone. Për këtë alergji krem 1arsye ambientin ku rrimë duhet ta mbajmë në temperaturë konstante prej 22-26 gradë. Nëse temperatura brenda është shumë më e nxehtë se ajo jashtë, atëherë lëkura jonë mund të irritohet të kapilarët të dëmtohen, sidomos në pjesën e mollëzave. Një gjë e tillë i jep fytyrës një pamje të skuqur. Përdorimi çdo mëngjes i kremrave me përmbajtje vitaminash, koenzima Q dhe acid hialuronik është mjaft efikas në këtë periudhë, sepse e zbut dhe e rigjeneron lëkurën.

Në këtë kohë është mirë të përdorni një krem pak më hidratues se në verë. Sigurohuni që të lyeni lëkurën e fytyrës çdo mëngjes, veçanërisht nëse do të dilni, në mënyrë që të parandaloni tharjen dhe ashpërsinë e saj. Pastaj natën, para se të shkoni në shtrat, lani fytyrën tuaj për të hequr kremin dhe papastërtitë që mund të irritojnë lëkurën dhe më pas aplikoni një krem hidratues me alfa hidroksi, acid që e trajton lëkurën ndërsa flini. Një herë në javë duhet të përdorni një eksfolius të butë për të pastruar lëkurën e thatë e të dehidratuar që krijohet në dimër.

Rekomandohet që të përdoret vazhdimisht pas banjës kremi i trupit që në peridhën e dimrit duhet të jetë pak më i yndyrshëm se ai i verës. Lëkura e trupit është më e mbrojtur dhe më pak e ekspozuar ndaj agjentëve atmosferikë gjatë dimrit për shkak të veshjes që përdorim gjatë kësaj stine.

Mos harroni të trajtoni lëkurën e qafës dhe dekoltesë në të njëjtën mënyrë që trajtoni lëkurën e fytyrës, sepse edhe këto zona janë të ekspozuara gjatë dimrit.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës