Krijohet lëkura e padukshme që ju bënë të dukeni 20 vjet më të rinj

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

lekura e dyte

Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një lëkurë të padukshme që zhduk aknet, eliminon qeskat poshtë syve dhe mund të fshehë në çast shenjat e plakjes.

Ky material i ri, që aplikohet me vetëm dy hapa të thjeshtë, mbron dhe e mban lëkurën të butë, dhe i bën njerëzit të duken 20 vite më të rinj. Shkencëtarët po planifikojnë ta përdorin fillimisht atë për qëllime mjekësore, si për trajtimin e pezmatimeve të lëkurës dhe djegieve nga dielli.

Shkencëtarët e Shkollës Mjekësore të Harvadit dhe Institutit të Teknologjisë të Masaçustit e kanë testuar prototipin e “lëkurës së dytë” tek disa vullnetarë, ku është aplikuar poshtë syve, tek krahët dhe këmbët.

lekura e dyte1

Materiali, i quajtur XPL, është zhvilluar gjatë pesë viteve kërkime shkencore, ku janë testuar më shumë se 100 polimerë të ndryshëm (molekula të mëdha të përbëra nga bashkimi i njësive më të vogla).

Të gjitha përmbajnë një stukturë kimike të krijuar nga bashkimi i atomeve të silikonit dhe oksigjenit. Materiali XPL aplikohet si një krem ose pomade në dy sipërfaqe. Njëra sipërfaqe përmban elementet kyçe, ndërsa tjetra përmban katalzator prej platini që ndihmon materialin të ngjitet në lëkurë dhe të qëndrojë për 24 orë.

Kjo “lëkurë e dytë” mund të mbahet gjatë gjithë ditës pa shkaktuar pezmatime, si dhe është e papërshkueshme nga djersa dhe uji.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi