Kirurgu italian Sergio Canavero ka kryer me sukses transplantin e parë të kokës tek majmuni, dhe po përgatitet ta përsërisë këtë procedurë tek njerëzit.
Majmuni arriti t’i mbijetojë operacionit pa pësuar asnjë dëmtim në tru. Ai nuk e lidhi palcën kurrizore, prandaj majmuni ngordhi 22 orë më vonë. Gjithsesi, sipas kirurgut italian, ky eksperiment tregon se nëse koka e majmunit ftohet në temperaturën -15 °C, ai mund t’i mbijetojë operacionit pa pësuar ndonjë dëmtim në tru.
Canavero ka një pacient që është ofruar si vullnetar për të kryer operacionin pa marrë parasysh rreziqet e shumta. Doktori ka kërkuar ndihmën e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, që të investojë projektin e tij dhe të arrijë të kryejë me sukses transplantin e kokës tek shkencëtari rus Valery Spiridon.
Përshtati për Shëndet+: Blertina Koka


