Kujdes! Ja 5 rastet kur nuk duhet të konsumoni uthull molle!

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta

Apple cider vinegar natural remedy for itch, fungal, bruises, burns

Uthulla e mollës është një nga përbërësit më të dobishëm që  mund të përdorni, pasi ajo mund të parandalojë sëmundjet e shumta dhe mund të trajtojë sëmundje si astma, ekzemë, artrit, humbja e gjakut, infeksion në sinus, lodhje, etj

Megjithatë, vetëm pak persona janë të vetëdijshëm për faktin se pavarësisht gjithë kësaj,  mund  të jetë e rrezikshme nëse ky produkt konsumohet në situata të caktuara. Ju nuk duhet të përdorni uthull molle në 5 rastet në vijim:

Nëse keni pasur histori të diabetit ose sëmundjeve të gjakut në familje: në rastin e diabetit, uthulla e mollës mund të çojë në rritje të episodeve hipoglicemike ose të sheqerit të ulët në gjak.

Probleme gastrointestinale: shumë acid, i cili gjendet në uthullën e mollës, mund të çojë në dispepsi, urth, ose diarre. Prandaj, në qoftë se përdorni atë për të detoksifikuar sistemin tuaj, duhet të dini këto efekte anësore.

Nivele të ulëta kaliumi:uthulla e mollës mund të zvogëlojë nivelet e kaliumit. Ky problem i njohur mjeksor si hopokalemia, mund të çojë në dobësi të muskujve, kapsllëk, aritmive të zemrës, lodhje apo paralizë.

Dhëmbët e ndjeshme: uthulla e paholluar e mollës ka  nivel të lartë acidi i cili mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve në rastin e përdorimit oral. Ajo mund të lërë nuancë të verdhë në dhëmbët tuaj, dhe  gjithashtu do të rrisë ndjeshmërinë e dhëmbëve.

Problemet me gëlltitjen: goja, fyti dhe ezofagu janë të veshur me një mukozë, e cila është një ind që mund të shpërbëhet lehtësisht, nëse i nënshtrohet një acidi të fortë.

Burimi: healthyfoodhouse/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët 
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet