Kujdes! Këto grupe njerëzish nuk duhet ta konsumojnë ftoin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Efekte anësore

Nuk ka mjaftueshëm informacione nëse ftoi është i mirë për përdorime mjekësore. Farat e tij përmbajnë cianidë, prandaj nuk duhen konsumuar në formën e tyre fillestare.

Masa paraprake

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë foshnjën me gji: Nuk dihet shumë në lidhje me përdorimin e ftoit gjatë shtatzënisë ose kur ushqen foshnjën me gji. Qëndroni në anën e sigurt dhe shmangni përdorimin e tij.

Kundërveprime

Ilaçet orale kundërveprojnë me ftoin

Ftoi përmban një lloj fibre e quajtur mucilage, e cila mund të ngadalësojë procesin e absorbimit të ilaçeve në trup. Duke marrë ftua në të njëjtën kohë me ilaçet nga goja mund të ulet efikasiteti i këtyre të fundit. Për të parandaluar këtë kundërveprim, konsumoni ftua të paktën 1 orë pasi të keni pirë ilaçin.

Doza

Doza e saktë e ftoit varet nga disa faktorë, si mosha e përdoruesit, gjendja shëndetësore etj. Për momentin nuk ja mjaftueshëm të dhëna shkencore për të përcaktuar një dozë të saktë që mund të përdoret. Duhet të mos harroni që produktet natyrale jo domosdoshmërish janë të sigurta dhe mund të konsumohen në çfarëdolloj doze. Sigurohuni të lexoni etiketat e produkteve dhe konsultohuni me mjekun ose farmacistin nëse blini shtesa apo ekstrakte të ftoit.

Burimi: WebMD/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë